• |
ide | kryesore

PD sjell 3 pika nga Kushtetuta për të treguar se si Rama po kap kryeprokurorin

Lajme, Të fundit
14.02.2014-Eduard-Halimi-01.jpg



Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka reaguar sot pas deklaratës së kryeministrit Rama se shumica i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur një Kryeprokuror të Përkohshëm. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, njëherësh anëtar i Komisionit të Ligjeve, shprehet se Prokurori i Përkohshëm do t’i shërbejë Ramës për të pezulluar nga puna prokurorët që kanë dosjet e nxehta për zyrtarë të maxhorancës.

Kryeministri sot konfirmoi lajmin se do te zgjedhe nje Prokuror te Perkoheshem te Pergjithshem (ose PPP se edhe ne drejtesi me PPP po ecen) dhe jo nje Prokuror te Pergjithshem kushtetutes sipas Reformes ne Drejtesi te miratuar nga 140 deputetet.

Kushtetuta nuk e njeh kete PPP e Rames dhe as ai nuk tha se persa kohe do jete i perkohshem ky prokurori PPP. Nuk ka nevoje per ndonje zgjuarsi te madhe per te kuptuar se i duhet pak kohe per te pezulluar prokuroret qe kane “dosjet e nxehta”, per ti transferuar e per te caktuar per dosjet “prokuroret e duhur”.

Ja disa fakte te thjeshta nga leximi i Kushtetutes.

1- Rama tha se do e beje ai me deputetet e tij proceduren per perzgjedhjen e kandidateve per PPP qe do i kalojne per votim Parlamentit. Kushtetuta thote se prokurorin nuk e zgjedh politika por prokuroret.

(Neni 148/a i Kushtetutes, pika 2 )

2- Rama tha se do e zgjedhe nje PPP pa kaluar vetingun. Vetingun do e bejme me vone, (varet nga menyra si sillet) Kushtetuta thote se Prokurori i Pergjithshem duhet ti nenshtrohet vetingut ex officio ( ne nenin 179/b)

3- Rama tha do e zgjedhe PPP me 36 vota. Kushtetuta thote se Prokurori i Pergjithshem zgjidhet me 84 vota mes kandidateve qe sjellin prokuroret dhe jo deputetet e Edi Rames. (nenin 148/a dhe 179 pika 13)’’ – shkruan Halimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *