• |
ide | kryesore

Presidenti i Malit të Zi: Po presim nga Kosova zgjidhjen përfundimtare për demarkacionin

Lajme, Të fundit



Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i cili sot ndodhet për vizitë në Shqipëri, pas takimit me homologun shqiptar, Ilir Meta, gjatë një konference me gazetarët tha se çështjen e demarkacionit me Kosovën e konsideron të mbyllur dhe se me durim vendi i tij por pret zgjidhjen përfundimtare nga Kosova.

Vujanoviq tha se kjo është një çështje e brendshme e Kosovës dhe si e tillë nuk duan të ndikojnë aspak, qoftë edhe përmes deklaratave. Të njëjtin qëndrim ndau dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për nevojën e një zgjidhje sa më të shpejtë, për t’i hapur rrugë edhe liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.

Pyetje: Çështja më e diskutuar në rajon është kufiri me Kosovën. Është i gatshëm Mali i Zi të rishikojë dhe një herë këtë marrëveshje me Kosovën?

Vujanoviç: Sa i takon ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Kosovën ne kemi përcaktuar qëndrimin tonë shtetëror. Kjo marrëveshje është e mbyllur. Pas një komunikimi të mirë mes dy qeverive është nënshkruar në Vjenë, është ratifikuar në Malin e Zi. Me durim e shohim këtë gjë, është një çështje e brendshme e Kosovës dhe e kuptojmë që brenda në Kosovës duhet të sigurohet ngadalë, Brukseli ratifikimin e kësaj marrëveshje e ka vendosur kusht për vizat e Kosovës. Duam që të liberalizohen sa më parë vizat dhe këto probleme në Kosovë të zgjidhen sa më parë dhe sa më mirë. Me asnjë deklaratë tonën nuk kemi dashur të ndikojmë, janë çështje të brendshme të Kosovës të cilat besoj do të zgjidhen si duhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *