• |
ide | kryesore

Pse u vra Aleksandër Ndoka, dyshimet për konfliktin e djemve

Lajme, Të fundit



Konfliket e dy djemve të Aleksandës Ndokës, Samuelit dhe Klajdit janë pista kryesore e hetimeve për vrasjen e 48 vjeçarit. Në përcjelljen që iu bë të ndjerit për në banesën e fundit, njëri prej djemve të tij, Samueli shoqërohej nga policia pasi është arrestuar për plagosjen e Florian Dushkut, ditën e zgjedhjeve më 25 Qershor. Djali tjetër i viktimës, Klajdi është shpallur në kërkim për të njëjtën ngjarje dhe ende nuk është arrestuar nga policia. Florian Dushku ra pre e një atentati të dytë në muajin tetor, kur u plagos me breshëri automatiku. Për këtë ngjarje nuk pati asnjë të arrestuar.
Pista tjetër e hetimit ka të bëjë me detyrat që ka mbajtur Aleksandër Ndoka në administratën shtetërore. Ndoka ishte këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, ndërsa në vitin 2016 ka punuar si jurist në Këshillin e Qarkut. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka punuar si jurist në Hipotekën e Lezhës. Së fundmi, rreth dy muaj më parë mësohet se Aleksandër Ndoka ishte emëruar si kryeinspektor i IKMT-së për Veriun. Dyshimet janë për një konflikt të ndodhur në periudhën kur ai ka punuar në Hipotekë. 48-vjeçari nuk kishte probleme me ligjin. Ai nuk ka precedentë dhe në formularin e dekriminalizimit rezulton i pastër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *