• |
ide | kryesore

VIDEO/ Alonso manipuloi shortin e Champions League

F1, Sport



Në Nion të Zvicrës u hodh këtë të hënë shorti i shumëpritur i Champions League për fazën e 1/8-ve. Një ndër përballjet më interesante që rezervuan goglat ishte padyshim edhe ajo mes Chelsea dhe Barcelona.

Por menjëherë pas hedhjes së shortit tifozët e “bluve të Londrës” kanë shpërthyer në akuza ndaj Xavi Alonso që tërhoqi goglat. Sipas tyre ai e ka manipuluar shortin pasi ka parë me kujdes dy goglat që përmbanin rivalët e Chelsea që ishin Barcelona dhe Beshiktash.

Sipas tyre, ish-lojtari i Real Madrid, Liverpool dhe Bayern Munich ka kapur me dorë goglën e Barcelonës që në fillim dhe ka bërë sikur i ka përzier për pak çaste.

Gjithsesi më poshtë edhe VIDEO e këtij momenti dhe ju mund të gjykoni vetë nëse qëndrojnë pretendimet e tifozëve të Chelsea.

Ndryshe nga tifozët e Chelsea, ata të Liverpool e kanë falënderuar ish-lojtarin e tyre pasi u vuri përballë skuadrën e Portos. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *