• |
ide | kryesore

FOTO nga atentati në Vlorë, plagoset 23-vjeçari

Lajme, Të fundit



LAPSI.al sjell foto nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Orikumit.  Në rrugë, pranë një pike karburanti, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë. Shtetasi D.B., është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri. Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *