• |
ide | kryesore

Ambasadorja e BE, Vlahutin: Të rishikohen kushtet e punës për gazetarët, punojnë pa kontrata

Lajme, Të fundit



E pranishme në Forumin e Zhvillimit të Medias Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin foli edhe për kushtet e punës ku punojnë dhe statusin e gazetarit në Shqipëri.

Vlahutin kërkoi rishikim të kushteve të punës për gazetarët, ndërsa theksoi se ka shumë të tillë që punojnë pa kontrata.

Duhet të rishikohen kushtet e punës për gazetarët. Ka shumë gazetarë që punojnë pa kontrata dhe ata janë pa mbështetje. Media nuk është biznes si bizneset e tjera”, – pohoi Vlahutin.

Kujtojmë se pak kohë më parë kryeministri Rama pati një përplasje me gazetarët duke i ofenduar ata, ndërkohë që këta të fundit i hoqën mikrofonin gjatë intervistës.

Po ashtu raporte të ndryshme të huaja e kanë cilësuar median shqiotare si pjesërisht ose pak të lirë në raport me vendet e tjera.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *