• |
ide | kryesore

DETAJET E REJA/ Në celularin e Orest Sotës, mesazhet me bashkëshorten e Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit



Në kërkesën që i paraqitën Gjykatës për bllokimin e pasaportës dhe kartës së identitetit të Saimir Tahirit, prokurorët e Krimeve të Rënda shfrytëzuan prova të reja që u gjetën në rastin e Orest Sotës. Prokurorët gjetën në celularin e Orest Sotës mesazhet e shkëmbyera me bashkëshorten e Saimir Tahirit, për disa tendera të Ministrisë së Brendshme, raporton Report Tv. Dihet që Orest Sota është fitues i tenderit të rikonstruksionit të Komisariatit të policisë në Kamëz dhe dyshimet janë se biznesmeni shërbente edhe si sekser i ish ministrit të Brendshëm.
Pas vendimi të Gjykatës sot, Tahiri duhet të paraqitet çdo javë në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hera e fundit që Tahiri udhëtoi jashtë vendit ishte në Gjermani. Udhëtimi ishte i papritur edhe për vetë avokatin e tij që në momentet e para i tha avokatëve se nuk kishte asnjë dijeni ku ishte klienti i tij. Arsyet e këtij udhëtimi mbeten të panjohura edhe sot.



4 Comments

  1. Epo cfare prova te tjera duhet te dalin qe te futet ne burg ky vemja se na merzitet me kete histori.korrupsion ne cdo ane ky funderrina.hidhjani celesat ne det.

  2. Ore .. ju komentues… pse e merrni te veretet kete lajm ? Kush e konfirmoi kete fakt ? Deri tani lajmet e rreme fillonin me togfjalshin ‘ SIPAS NJE BURIMI TE SIGURTE NGA PROKURORIA’.. etj etj etj.

    Kete lloj ‘fakti’ nga prokuroria e paska ne dore vetem ‘LAPSI ‘ /?? Po gazetat e tjera pse nuk e shkruajne ?

    Ore mos i merrni per te verteta c’do gje qe shkruhet ketu . Pastaj .. edhe po te jete e vertete , c’pune kane SMS ne telefonin e gruas se tahirit me rrezikun e arratisjes se tij ??

    FAKE NEEEEWWWWS.

    1. fatmira leshi i negjmijes po qfare ju duhen juve veturat e huaja,po ashtu nga 10 emra,skafe.trego fatmira sa emra te kan vu qelbesirat ty si fatnmute rama,pafate tahiri,fate velaj roshi.fatmira frroku,etj.se i mbron keta qelb fatmute je.nje dit dhe ty rendi te vije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *