• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Saimir Tahiri ka udhëtuar 2 herë me makinën e Orest Sotës në vitin 2017

Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje të reja nga hetimet ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit. Të dhëna nga grupi hetimor zbulojnë të tjera të reja në lidhje me njohjen Sota-Tahiri. Sipas Abc Neës Tahiri kishte udhëtuar dy herë jashtë vendit gjatë vitit 2017 me automjetin e Orest Sotës.

Të dyja daljet ishin kryer nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit drejt Malit të Zi. Zyrtarisht, udhëtimet kanë qenë në muajin shkurt dhe korrik të këtij viti. Të njëjtat burime saktësojnë se disa udhëtime janë kryer nga vetë deputetit Tahiri me makinën e 25-vjeçarit Sota edhe në vitin 2016.

Prokuroria thekson se Tahiri ishte kthyer në Shqipëri nga këto udhëtime 2 apo 4 ditë më pas. Këto prova të reja, sipas organit te akuzës, provojnë njohjen e biznesmenit me ish-ministrin e Brendshëm, duke rënduar pozitën e këtij të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *