• |
ide | kryesore

Habilajt dhe Tahiri/ Ministri i drejtësisë italiane në takim me Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Presioni i Italisë për ndëshkimin e organizatorëve të trafikut të drogës ka sjellë në Tiranë, Ministrin e Drejtësisë, Andrea Orlando. Paraditen e sotme ai është pritur jo vetëm nga homologia e tij Etilda Gjonaj, por edhe nga kryeministri Edi Rama.
Qëllimi i vizitës, sipas asaj që shkruan Orlando në Twitter është “intensifikimi i marrëdhënieve juridike mes dy vendeve”. “Takim shumë pozitiv” e ka konsideruar ai bisedën me Edi Ramën dhe delegacionet përkatëse.

Një nga dosjet më të nxehta me dy vendeve është ajo e bandës së Habilajve, që mendohet se trafikuan rreth 20 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë në vitet e shkuara. Pikërisht për këtë çështje është nën hetim edhe ish ministri Saimir Tahiri, të cilin prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon për trafik ndërkombëtar narkotikësh.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *