• |
ide | kryesore

Joan Collins: Ish burri donte të më shiste tek një sheik

Paparazzi, Slider



Joan Collins, thotë se me ish-bashkëshortin e parë Maxwell Reed kishte humbur virgjërinë dhe se familja e detyroi të martohej me të. Por, humbja e virgjërisë nuk ishte aspak romantike. Përkundrazi, ajo thotë se Reed e kishte dhunuar. “Isha 17-vjeçe kur më drogoi dhe më shfrytëzoi seksualisht. Isha e virgjër. Faji që ndjeva për këtë më shtyu të pranoja të martohesha me të”, pranon aktorja 83-vjeçare. Aktori në atë kohë ishte 18 vjet më i vjetër se ajo. Joan thotë se ishte trajtuar si skllave. “Ferri nisi në muajin e mjaltit në Kanë. Më është dashur të duroj fyerjet e tij dhe vetëm një vit pas martesës deshi të më shesë për një sheik të pasur”, shprehet aktorja e serialit “Dinastia”. Reed, kur e kuptoi se martesa e tyre do të marrë fund, kërkoi nga Joan t’ia kthejë stolitë që ia kishte dhuruar. “Ia ktheva të gjitha, vetëm të më lërë rehat”, tha aktorja, burri i së cilës e kishte kërcënuar se do ta bëjë ‘copë’ nëse nuk ia kthen edhe paratë. Ndryshe, deri pak para vdekjes Reed ishte ankuar se jeton në varfëri. Ai deri në frymën e fundit kishte pohuar të ketë bërë Joan yll, por ajo nuk kishte ditur ta çmojë. Jeta e aktores nuk ishte përrallore. Pas dështimit të martesës së parë, Joan pati edhe dy martesa të dështuara, derisa martesa e katërt me Peter Holm sipas saj ishte gabimi më i keq. Holm ishte menaxher i saj dhe Joan u nda prej tij në vitin 1986, kur u martua për herë të pestë, kësaj radhe me Pircey Gibson, me të cilin thotë se është e lumtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *