• |
ide | kryesore

Kandidatët për Kryeprokuror të përkohshëm nesër në Komisionin e Ligjeve, mungon PD

Lajme, Të fundit



Ditën e nesërme në orën 15:00, në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore e 7 kandidatëve në garë për t’u bërë Kryeprokurorë të përkohshëm. Por, mësohet se deputetët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në këto seanca.

Kandidatët për Kryeprokuror janë: Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani, dhe Artur Selmani.

Ashtu siç edhe kishte njoftuar më herët kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pas kësaj faze, do të fillojnë seancat dëgjimore me kandidatë. Afati i fundit për të dorëzuar aplikimet ishte ditën e sotme në ora 18:00. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *