• |
ide | kryesore

Kryeprokurori i përkohshëm/ Zyrtarizohet edhe emri i kandidatit të katërt

Lajme, Të fundit



Vetëm pak minuta pas zyrtarizimit të kandidaturës së tretë pë Prokuror të Përgjithshëm, vjen edhe zyrtarizimin i emrit të katërt për këtë pasot. Mësohet se ai është Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda dhe një nga kritikët e policisë.

Muçi ka dorëzuar aplikimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme. Po sot Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme zyrtarizoi kandidaturën, ndërsa dje dorëzuan dosjen kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku. Aplikimet për Prokuror të përkohshëm mbyllen sot në orën 18:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *