• |
ide | kryesore

Lideri i “Queens of the Stone Age” çon në urgjencë fotografen

Paparazzi, Slider



Josh Homme ka gjuajtur me shkelm një fotografe gjatë koncertit në Kaliforni, SHBA. Gjatë performancës së grupit “Queens of the Stone Age”, lideri i grupit u afrua në fillim të skenës dhe i dha një shkelm fotografes Chelsea Lauren, e cila punonte për agjencinë e lajmeve “Shutterstock”.

“Për faj të Josh Homme dhe grupit të Queens of the Stone Age kalova natën në urgjencë!”- ka shkruar Chelsea në Instagram, ku ka publikuar edhe videon e këtij momenti. “Këmba e tij preku aparatin tim fotografik, i cili m’u përplas fuqishëm në fytyrë”- përfundoi postimin fotografja.

Ndërsa këngëtari Josh Homme deklaroi se shkelmi nuk ishte i qëllimshëm. Sipas tij, ai ishte i përfshirë tërësisht tek përformanca dhe nuk e kishte mendjen. Në fakt, po të shohësh me vëmendje videon duket sikur shkelmi është dhënë qëllimisht, pasi këngëtari ka hedhur këmbën jashtë skenës në një mënyrë të çuditshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *