• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Makina përplas për vdekje 34-vjeçarin në Tiranë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Publikohen pamjet e rënda të një aksidenti të ndodhur mëngjesin e 30 nëntorit të këtij viti rreth orës 07:20 minuta në rrugën nacionale Tiranë- Ndroq, pranë fshatit Vaqarr. Në pamjet që janë transmetuar nga Tv Klan shihet si është përplasur 34-vjeçari Oltjan Maknori që udhëtonte me motor.

Ai është goditur nga një automjet tip “Mercedez- Benz” dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Pasi kanë parë këto pamje hetuesit kanë arrestuar drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin. Ai konsiderohet fajtor për mënyrën se si është futur në parakalim ndërsa motori ishte duke ecur në korsinë e tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *