• |
ide | kryesore

Paralajmërimi/ Prokurorët e Krimeve të Rënda do të pezullohen nga dosjet “e nxehta”

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi shpjegon se përse një prokuror i përkohshëm është zgjidhja që i leverdis mazhorancës. Sipas Bylykbashit, nëse do të ishte ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të krijohej edhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion, një organ krejt i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm.
“Nëse ngrihej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ky këshill do të ngrinte SPAK, prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. SPAK ësntë i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm‎ dhe do të merrte në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda hetimin e dosjes Habilaj/Tahiri, të Dakos, Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit.
Prokurori i Përgjithshëm nuk i pezullon dot prokurorët e SPAK.
Duke mos u ngritur Këshilli i Lartë i ‎Prokurorisë, SPAK nuk ngrihet dot, Rama duke shkelur Kushtetutën cakton me 36 votat e tij Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm që ka në vartësi e mund të pezullojë Prokurorët e Krimeve të Rënda që hetojnë dosjet e nxehta dhe të caktoje ata që do Kryeministri” shkruan Bylykbashi në rrjetet sociale.
Mesazhin e tij, deputeti i PD-së e mbyll duke hedhur poshtë pretendimet e atyre që thonë se kjo nuk është një kapje e drejtësisë.
“Dhe pastaj ka sharlatanë që thone se Rama nuk po kap drejtësinë, por po bën reformë në drejtësi” thotë Bylykbashi.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *