• |
ide | kryesore

Reagimi/ Kriteret e forta për shoqërinë civile bllokuan Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Lajme, Të fundit

Komisioni Ad Hoc i shoqërisë civile njofton se arsyet pse nuk ka një përfaqësues të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë kriteret e forta për zgjedhjen e këtij anëtari.

Komisioni Ad Hoc i shoqërisë civile njofton se 10 nga 11 kandidaturat e saj janë skualifikuar. Këto janë argumentat pse aplikuesit janë skualifikuar:

“Mospërmbushja e kriterit 15 vite përvojë pune në profesion si jurist dhe mungesa e të provuarit me fakte dhe prova konkrete të angazhimit të këtyre kandidatëve në shoqërinë civile, mungesa e një profili të spikatur shoqëror, integriteti të lartë moral apo justifikimi i aseteve.” – thuhet në njoftim.

Komisioni Ad Hoc i shoqërisë civile vlerëson se kriteri i vendosur për 15 vite përvojë pune në profesion si jurist ka qenë një ndër faktorët kyç që ka prodhuar situatën aktuale me kandidaturat për KLP të ardhura nga shoqëria civile.

Në njoftim theksohen edhe pritshmëritë e komisionit, në mënyrë që të mos pengohet krijimi i KLP-së, i cili do t’i hapë rrugë edhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri.

“Pas përfundimit më 30 nëntor 2017 të afatit të thirrjes së gjashtë për shprehje interesi, Komisioni i Shoqërisë Civile është në pritje të përmbushjes së afateve ligjore dhe procedurale nga Avokati i Popullit, me qëllim që të shqyrtojë pesë kandidaturat e reja, të kryejë seancën dëgjimore me kandidatët e kualifikuar duke synuar përfundimin e procesit brenda muajit Dhjetor.” 

©LAPSI.AL 

NJOFTIMI: 

E VËRTETA ME ANËTARIN E SHOQËRISË CIVILE PËR KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

Nisur nga zhvillimet dhe debatet e ditëve të fundit për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe nga disa komente që shohin si pengues për krijimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mungesën e përzgjedhjes së anëtarit të shoqërisë civile në këtë institucion, në kuadër të transparencës dhe ndjeshmërisë së shtuar për këtë çështje, sqarojmë sa më poshtë:

Përsa i takon përzgjedhjes së anëtarit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga shoqëria civile, Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile është gjendur në pamundësi reale për t’i përcjellë Kuvendit listën me së paku 3 kandidatë për anëtar të shoqërisë civile, të cilët përmbushin kriteret e caktuara ligjore.

Nga muaji shkurt, kur Komisioni i Shoqërisë Civile u krijua e deri në muajin tetor, me propozim të këtij komisioni nga Kuvendi i Shqipërisë janë hapur dhe njoftuar 5 thirrje publike për kandidatët që shprehin interesin për të qenë anëtarë të “KLP” si përfaqësues të shoqërisë civile. Bazuar në këto thirrje, 10 nga 11 kandidaturat e mbërritura janë skualifikuar për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore.

Ky proçes tërësisht transparent është pasqyruar dhe në media. Për vëmendjen e shtuar të publikut lidhur me zhvillimet e fundit, vlen të theksojmë se disa nga argumentat kryesor për skualifikimin e këtyre kandidaturave kanë qenë:

– Mospërmbushja e kriterit 15 vite përvojë pune në profesion si jurist;

– Mungesa e të provuarit me fakte dhe prova konkrete të angazhimit të këtyre kandidatëve në shoqërinë civile, mungesa e një profili të spikatur shoqëror, integriteti të lartë moral apo justifikimi i aseteve.

Komisioni vlerëson se kriteri i vendosur për 15 vite përvojë pune në profesion si jurist ka qenë një ndër faktorët kyç që ka prodhuar situatën aktuale me kandidaturat për KLP të ardhura nga shoqëria civile.

E gjithë procedura sa më sipër është e dokumentuar, ndërsa duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe Komisioni është përballur me katër procese gjyqësore të iniciuara nga kandidatët e skualifikuar për KLP, raste për të cilat Gjykata ka lënë në fuqi vendimarrjen e Komisionit të Shoqërisë Civile.

Pas përfundimit më 30 nëntor 2017 të afatit të thirrjes së gjashtë për shprehje interesi, Komisioni i Shoqërisë Civile është në pritje të përmbushjes së afateve ligjore dhe procedurale nga Avokati i Popullit, me qëllim që të shqyrtojë pesë kandidaturat e reja, të kryejë seancën dëgjimore me kandidatët e kualifikuar duke synuar përfundimin e procesit brenda muajit Dhjetor.

Komisioni gjen rastin të shprehë dhe njëherë angazhimin e tij maksimal në zbatimin e reformës në drejtësi dhe konstituimin e organeve të reja të qeverisjes së sistemit gjyqësor.

Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile

3 Comments

  1. Shqiperia nuk ka nje shoqeri civile. Me shoqeri civile emertohen Fondacionet e Xhorxh Soros. Njerez qe kane emrin ne borderote e spekullantit financiar nuk jane shoqeri civile por thjeshte sherbetore te planeve te zeza te Soros. Insistimi i Lu-se dhe Vllahutin per kandidat edhe nga Fondacionet e Soros tregon separi se te dy jane ne borderote e Soros. E dyta se pervec financimit, hartimit dhe zbatimit te dhunshem te kesaj “fare reforme” do te kemi edhe njerez te Soros qe do ti bejne presion sistemit te drejtesise per llogari te Soros. Departamenti i Shtetit nuk po pastrohet nga njerezit e Obames e Hillarit perderisa njerez si Lu-ja dhe ata qe jane siper tij vazhdojne te punojne per planet e Xhorxh Soros per Globalizem, kufij te hapur dhe metoda komuniteti ne punet e shtetit ne kundershtim me politikat e shpallura pro kombetare te Trump. Njerezit votojne cdo 4 vjet per perfaqesuesit e tyre, dhe entitete te pazgjedhura (si fondacionet e Soros) por te imponuara dhunshem nuk mund te perfaqesojne popullin. Vllahutin nga ana tjeter eshte ne te njejten vale me burokratet komuniste te Brukselit te cilet kane ne mes tyre 226 njerez te besuar te Soros (sipas nje dokumenti te dale nga zyrat e fondacioneve te Soros) qe perfshijne njerez me pozita te larta ne Parlamentin Europian dhe ne kominsionet e tij. Qeveria Shqiptare eshte totalisht nen urdherat e Soros duke filluar nga Edi Rama e Erion Veliaj dhe po ashtu nje pjese e mire e opozites. Dy zhvillime do ta ndryshonin kete gjendje. Pastrimi i Departamentit te Shtetit nga njerezit e Soros te vendosur aty nder vite, dhe fitoret e partive te djathta Europiane ne zgjedhje duke eleminuar politikat pro Soros te sherbetoreve te tij ne BE. Kjo do sillte edhe shkaterrimin e atyre forcave ekstreme te majta ne Europe qe perfaqesohen me yllin e kuq apo me ngjyrat e Antifa (simbol i Partise Komuniste Gjermane ne vitet1920-1930) si te xhaketa e Rames dhe bluza e vellait te tij me yll dhe Ce Guevaren. Jetojme ne nje kohe kur qartazi po ndahen frontet ne pro dhe kunder globalisteve, ne ata qe duan nje Europe si aleance e kombeve demokratike e te lira dhe te atyre qe kerkojne nje Perandori te dhunshme si burg te popujve te Europes qe frikshem i ngjan is Bashkimit Sovjetik, ku ca burokrate komuniste te pazgjedhur ne Brusel i imponohen dhunshem popujve Europiane duke eleminuar lirine e tyre. Keshtu shpjegohet “dashuria” edhe perkrahja e burokrateve te Brukselit per ish komunistet dhe bijte e tyre ne Shqiperi. Absurditeti qe po jetojme ku ish njerez te nomenklatures se larte Komuniste si Ruci apo bijte e atyre qe na shtypen per shume vjet jane ne pozita kyce ne shtet, ne fondacionet e Soros apo ne media shpjegon qarte pse demokracia jone eshte nje fasade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu