• |
ide | kryesore

Të papriturat që sollën nominimet e ‘Golden Globe’ (FOTO)

F1, F1, Paparazzi, Slider, Stil



Janë shpallur nominimet për kategoritë e ‘Golden Globe’,por vazhdojnë pakënaqësitë në rrjete sociale. Disa i pëlqejnë zgjedhjet për kategoritë e ndryshme, disa mendojnë që janë bërë padrejtësi.

Nuk është nominuar asnjë femër për regjinë më të mirë, pavarësisht kontributeve të tyre të shkëlqyera (për të mos përmendur, rekord) gjatë këtij viti. Muzika e bukur e Sufjan Stevenit për “Call Me By Your Name” u injorua plotësisht, Jennifer Lawrence nuk është e nominuar, dhe Ansel Elgort është zyrtarisht një kandidat për Golden Globe. (mendohet e tepërt për të.)Le ti marrim hap pas hapi.

Katherine Langford

Kjo është ajo që ne e quajmë një surprizë të bukur. Langford bëri debutimin e saj të ekranit në Netflix me “13 reasons why”si Hannah Baker.  Ajo mban një pjesë të madhe emocionale të dramës adoleshente.  Ajo është e nominuar këtë vit kështu që ka shumë gjasa që Langford të marrë në shtëpi globin e artë për aktoren më të mirë në një serial dramë.

Call me by your name 

Si mundet një këngë si “Mystery of love” të injorohet nga kategoria e këngës origjinale më të mirë?’Call me by your name’ është përjashtuar nga shumë kategori të rëndësishme, por më shokuesja ishte moskualifikimi në “Best original song”.

The big sick

‘The big sick’ ka gjithcka tipike që ‘Golden Globe’ do, dhe prapë është jashtë liste. Nuk mundi të shënojë as dhe një nominim të vetëm,as për Kumail Nanjiani dhe skenarin e mirë me skenaristen Emily V. Gordon.

Mother
Eshtë e habitshme të shohësh fituesen tre herë  në ‘Golden globe’ Jennifer Lawrence, që nuk është nominuar për ‘Mother’ të Darren Aronofsky. Filmi ishte emocionalisht dhe fizikisht i vështirë për  J-Law  aq shumë saqë ajo ka punuar jashtë zakonisht me diafragmën e saj, ushtrime të shumta, dhe ngeli jashtë ‘Golden Globe’ këtë vit.

Beauty and the beast 

Pavarësisht suksesit të saj’, Beaty and the beast’ nuk arriti të merrte nominime, madje as për muzikën e tij origjinale nga legjenda e Disney, Alan Menken. Gjithesesi mbetet ende filmi më fitimprurës i vitit 2017.

Baby Driver

Ansel Elgort tani është një aktor i emëruar nga Golden Globe. 23-vjeçari ka një nominim si aktori më i mirë komedian për rolin e tij në ‘Baby Driver’.

Lady bird, Wonder woman,MudboundMegjithëse prurjet më të mira të filmave erdhën nga regjisoret femra, asnjëra nga ato s’është nominuar në kategorinë e regjisë më të  mirë. Greta Gerwig me Lady Bird,Patty Jenkins me Wonder Woman, dhe Dee Rees me Mudbound janë lënë jashtë Golden Globe. 2017 ishte një vit emocionues me arritje të mëdha për regjisoret femradhe është një turp i ‘Golden globe’ që nuk e kuptojnë këtë.

Pergatiti:Enxhi Cuku



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *