• |
ide | kryesore

Top Channel shantazhon Ramën me dosjen ‘Habilaj-Tahiri’. Çfarë pritet të publikohet nesër?

Lajme, Të fundit



Televizioni Top Channel paralajmëron se nesër do të publikojë fakte të reja mbi dosjen ‘Tahiri-Habilaj’, duke u mbështetur në hulumtimet e veta. Në lajmin e sotëm, i cili ngjan me një lloj shantazhi, pasi nuk jepet asnjë informacion shtesë, TCH thotë se hulumtimet e tyre i kanë çuar sërish në Itali, në Katania, andej nga ka ardhur edhe dosja e plotë e çështjes Tahiri-Habilaj.

“Kujtojmë që dosja Habilaj-Tahiri, që Top Channel publikoi i pari dhe ekskluzivisht, përmban 416 faqe. Kurse dosja e plotë që ka ardhur me letër-porosi nga Italia është 1800 faqe. Pra, ajo që është bërë publike nga kjo dosje, është vetëm maja e ajsbergut e një historie që mund të trondisë ekuilibrat e politikës shqiptare. Top Channel do të publikojë nesër vazhdimin e hulumtimit të vet për këtë çështje, i udhëhequr vetëm nga një shqetësim: ai i së vërtetës dhe interesit publik”, thotë Top Channel.

Televizioni më i madh në vend ka pak kohë që ka marrë një linjë të ashpër kundër qeverisë ‘Rama 2’, për shkak të përplasjes me Kryeministrin për ndarje pushteti në ndërmarrje apo publike apo koncensione të ndryshme.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *