• |
ide | kryesore

Analistët/ Pse opozita po bllofon me zhurmën kundër zgjedhjes së kryeprokurorit

Kryesore, Lajme



Debati politik për mënyrën se si do të zgjidhet prokurori i përgjithshëm ka përfshirë furishëm edhe komentuesit e shtypit. Një pjesë e tyre që në këtë rast mbështesin qëndrimet e shumicës parlamentare janë përpjekur ta shfryjnë zhurmën që po bën opozita duke qëmtuar argumenta të ndryshme se përse sipas tyre aleanca PS-LSI po bllofon. Kështu në një artikull sot tek gazeta Mapo: “Beteja për kryeprokurorin është shumë zhurmë për asgjë” (shiko linkun poshtë), Mustafa Nano shkruante se “Beteja për fatin e Prokurorit të Vjetër apo për emërimin e atij të riut, është një teatër, nëpërmjet të cilit duan të fshehin qëllime të tjera”.

 

http://www.mapo.al/2017/12/beteja-per-prokurorin-e-perkohshem-eshte-shume-zhurme-per-asgje/1

Paralelisht me këtë ide, Skënder Minxhozi në editorialin e tij në Javanews.al të titulluar: “Berisha dhe Meta duan të mbajnë në jetë garantin” e përligjte zhurmën e opozitës me përpjekjen e saj për të mbajtur në postin aktual Adriatik Llallën: “Kjo piskamë vaji që këndohet çdo ditë për fatin e Llallës është në fakt materializimi i frikës trevjeçare që PD e LSI kanë nga përmbysja e sistemit të vjetër klientelist të drejtësisë shqiptare. Prandaj Adriatik Llalla duhet të rrijë sa më gjatë në zyrë, edhe pse pa mandat dhe me një bilanc anonim që nuk i hyn në punë askujt. As atij vetë” shkruante ai(shiko linkun poshtë).

 

Berisha dhe Meta duan të mbajnë në jetë garantin

Ndërsa disa ditë më parë, Mero Baze në editorialin e tij në Gazeta Tema kishte një këndvështrim të ndryshëm që shkonte sërish në të njëjtën linjë. Pasi argumentonte se shumica është në të drejtën e saj ta zgjedhë një prokuror me shumicë të thjeshtë ai e shikonte mohimin e PD-së dhe LSI së më shumë sesa një mbrojtje të ligjit, si një aksion për të forcuar aleancën kundër reformës në drejtësi të ngjizur me kohë nga çifti PD-LSI?. Në shkrimin e tij: “Problemi është aleanca jetëgjatë kundër reformës” Baze shkruan:” Të gjithë e dinë që ai është i përkohshëm, për disa muaj derisa të ngrihet KLP, dhe pastaj beteja është në Parlament. E gjithë zhurma nuk është, se mos humbasë Kryeprokurorin e përkohshëm, por se mos humbasin njëri tjetrin. Është një hall që i bashkon tani e dy vjet. Dhe nuk është problemi tek prokurori i përkoshëm, por tek ruajtja e aleancës jetëgjatë kundër reformës” (shiko linkun poshtë). Pra të gjithë në mënyra të ndryshme dhe duke çmontuar argumentat dhe prapamendimet e opozitës arrijnë në përfundimin se nuk ka problem që Edi Rama të zgjedhë një kryeprokuror vetëm me votat e tij.

http://www.gazetatema.net/2017/12/07/problemi-eshte-aleanca-jetgjate-kunder-reformes/

©Lapsi.al

 



7 Comments

  1. Pse nuk flasin per kullat qe po ndertohen ne Tirane keta te ashtuqajtur “analiste”. Na e kthyet qytetin ne geto.
    Uroj qe Rama dhe Veliaj (dhe taborri i tyre ndertues) te mos i gezojne parate e shqiptareve. I shpenzofshi per ilace!!!!

  2. ju ftoj gjith analisteve te pavarur ,te pim nje kafe ,te vlersonim ralitetin ndanim problemet dhe orientonim zgjilljet kafet jua paguaj un por athu na ndegjon njeri cili eshte mendimi juaj,ceshtja eshte te caktojme nje date dhe mendoj te jete 1 prilli si thuani ,edhe nese tjeret thone eshte dit genjeshtrash perseri shpetojme pa u dukur e kalojme me humor

  3. Me se pari, duhet te behet e kjarte per lexuesit se a e meritojne keta tre persona emrin e “analistit” mediatik.
    Eshte dukshem e perceptueshme qe te tre, jane mercenare partiake me pagese te PS ish PPSH.
    E ka humbur plotesisht te drejten per te bere “analiza politike” gazetari provincial Mustafa Nano, qekur beri thirrjen skandaloze qe te mblidhen gjithe “qelbesirat” e te votojne per Edi Ramen. Ky fare “anal-isti” thjeshte duhej pare si objekt barcaletash.
    Mero Baze e cileson gazeten e tij bulevardeske, si “gazeten me te lexuar nga shqiptaret”. Mjafton te plikosh vetem ndonje shkrim pacavure te Meros ne gazeten e tij, e te lexosh vetem dhjetra komente primitive enveristesh te hapur, per te kuptuar se cilet konsideron Meroja “lexues shqiptare”. Pra vetem sojin e enveristeve.
    Kurse sa i takon “analistit” tjeter, Minxhozi, nuk e kam ndjekur ne media kete fare gazetari, sepse si nje fare gazetari tjeter si Besi Bekteshi e te tjere si keta, qe nga mbiemrat duket se vijne nga familje te kupoles komuniste.
    Po behen 26 vjet te permbysjes se diktatures enveriste, dhe ne Shqiperi mediat akoma dominohen vetem nga emra gazetaresh te dale nga shkolla komuniste. Ku jane emrat e gazetareve e analisteve qe i perkasin te perndjekurve politike te diktatures ? Shume ralle mund te lexosh ndonje shkrim te ndonje gazetari te ketij grupi te stermadh te shoqerise se persekutuar nga diktatura, e shqiptaret vazhdojne te ushqehen mediatikisht nga ishet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *