• |
ide | kryesore

Arilena Ara e ftuar speciale në finalen e “The Voice of Romania” (Foto)

Paparazzi, Slider



Pas një turi disamujor me shumë koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe pasi ka mbyllur përgatitjet e albumit të parë, Arilena Ara do të rikthehet në Rumani, atje ku publiku këndonte në kor çdo notë të këngës së saj të famshme “Nëntori”.

“The Voice of Rumania”, këtë të premte do të ketë finalen e madhe dhe e ftuara speciale do të jetë pikërisht këngëtarja shqiptare. Arilena do të këndojë këngën hitin e saj “Nëntori”, por mund të sjellë edhe një këngë surprizë nga albumi i saj i parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *