• |
ide | kryesore

Avokati i Tahirit e pranon: Dokumenti ynë nuk ka vlerë juridike

Lajme, Të fundit



Maks Haxhia, avokati i Saimir Tahirit ka tentuar të sqarojë arsyet përse dokumenti i prokurorisë së Katanias i nxjerrë nga ish-ministri i Brendshëm në 24 tetor ndryshon nga ai që publikoi Top Channel këtë të mërkurë. Në një prononcim për “Top Story”, Haxhia tha se dokumenti i publikuar nga Tahiri është marrë në një mënyrë të ndryshme nga ajo që kishte zgjedhur Top Channel.

“Çdokush mund të marrë një vërtetim lidhur me një çështje aq më tepër ne që me anë të përfaqësuesve të tij. Me anë të përfaqësuesve tanë në Itali kërkuam të na vinin në dispozicion një vërtetim që organet e hetimit në Itali nuk e kanë të listuar emrin e tij në hetime.

Ka dy lloj mënyrash si tërhiqet një letër nga institucionet. Letra që keni marrë ju e dini ju si e keni marrë. Ju e keni marrë nga titullari i institucionit ndërsa ne e kemi marrë nga sekretaria e institucionit. Ne e kemi marrë privatisht nga sekretaria e institucionit.

A ka vlerë ky dokument? Jo. Nuk na duhej për ta dorëzuar diku, por vetëm për opinionin publik. Në atë kohë që e kemi marrë në këtë letër e kemi bërë me nxitim për shkak se po mblidhej Komisioni i Mandateve në Parlament. Letra që kemi nxjerrë ne është marrë nga sekretaria e prokurorisë së Katanias.

Pse dokumenti nuk ka stemën e Republikës së Italisë? Sekretaria e jep edhe pa stemë, ndërsa titullari jo” – tha avokati i ish-ministrit Tahiri. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Kesaj i thone “mashtron dhe te vdekurit” Plaseni brenda kete dhe tregojani kete”vleren juridike”. Tani qe e kuptuan te gjithe se eshte e fallcifikuar, del e derdelkit ky. Dokumenti qe keshon prokuroria italiane eshte vetem nje dhe e leshon institucioni i prokurorise, dhe ” jo po sekretaria, jo po titullari”. Shumica e shqiptareve qe jetojne rregullisht ne Itali, e dine kete gje se ju eshte dashur ta marin si dokument.

  2. Nuk ka dokument e leshuar privatisht nga sekretarja dhe dokument te leshuar nga titullari…Maks Haxhia po genjen prape…Cdo dokument qe leshohet ka stemen e republikes italiane dhe firmen e titullarit…Po keta qelbesira prape duan te genjejne????

  3. Plaseni Brenda ket avokatin. Le te genjej atje ne gjyq e jo publikisht. Ajo cope leter eshte tundur nga Tahiri ne kryesine e kuvendit.
    Edi Rama te qifsha Linden ku e ke, me letra bakalli do ti shkerdhejne te 14-at

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *