• |
ide | kryesore

Çfarë thoshte Tahiri më 24 tetor me dokumentin që Top Channel e cilëson të falsifikuar

Lajme, Të fundit



Më 24 tetor, Saimir Tahiri doli në një konferencë për shtyp dhe nxorri një dokument të cilin e sillte si provë se nuk po hetohej nga Prokuroria e Katanias.

Tahiri u shpreh se i kishte nisur kërkesë italianëve për t’u informuar nëse ishte në hetim për akuzat si i përfshirë në trafik droge apo jo, dhe shtoi që përgjigjen e kishte marrë për 48 orë.

Por, sot Top Channel tregoi se si kishte kontaktuar 3 avokatë profesionistë italinë dhe i kishte pyetur për vërtetësinë e këtij dokumenti. Sipas të treve, dokumenti nuk mund të jetë origjinal pasi i mungojnë disa shenja identifikuese, si psh. stema e republikës apo barkodi.

1 muaj e gjysëm më parë kur tundte dokumentin para kamerave, Tahiri luante rolin e viktimës kur thoshte se si ka mundësi që Prokuroria e Katanias nuk ka asnjë detaj që të nisë procedimin penal ndaj tij, ndërsa Prokuroria jonë për 48 orë kërkoi arrestimin e tij.

“Prokuroria e Katanias nuk ka gjetur asnjë detaj që të nisë një procedim penal ndaj meje, por si ka mundësi që prokuroria jonë, me letra, brenda 48 orëve kërkoi arrestimin tim?”

Ish-ministri i Brendshëm mohonte se ishte ai “Saimiri” që përmendej në përgjimet e Moisi Habilajt.

“Aty flitet për një Saimir që ka kamiona. Unë nuk mund të isha edhe bosi edhe shoferi i bandës” është shprehur Saimir Tahiri më 24 tetor. ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. ja ka shen aneta rama ne surrel,ose negjmije nga qenefi stalin kelyshit vella te rames saje qorrit.mundesia e tret nena e erionka velines ja ka ber dhurat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *