• |
ide | kryesore

Donald Lu i kthen në karikaturë akuzat e Berishës për konflikt interesi

Lajme, Të fundit

Ambasadori amerikan i ka marrë me të qeshur akuzat e Sali Berishës, i cili e quajti në konflikt interesi me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Me një karikaturë të publikuar në Facebook, Donald Lu bën humor kur shkruan se ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt. Ky dikush në karikaturë është Babagjyshi i Vitit të Ri, por në fakt Lu i referohet akuzave të ish kryeministrit.
“Shikoni kush ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt këtë vit! #KonfliktInteresi | See who is on someone’s naughty list this year! #ConflictOfInterest” shkruhet në profilin e ambasadës amerikane në Tiranë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu