• |
ide | kryesore

Eyes of Tirana/ I hapet rrugë ndërtimit të kullës 26-katëshe në qendër të Tiranës

Lajme, Të fundit



Ditën e djeshme Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar sipas axhendës 17 vendime të reja dhe njëri prej këtyre vendimeve është edhe leja për ndërtesën 26-katëshe “Eyes of Tirana”. Këshilli ka dhënë miratimin e tij për lejen zhvillimore për subjektin Concord Investments sh.p.k që do të jetë edhe subjekti që do të zbatojë projektin. Me këtë hap të kaluar tashmë ndërtimi duket se do të nisë në vitin 2018.

‘Eyes of Tirana’ do të ndërtohet në qender të kryeqytetit, mes rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës. Projektimi është vepër e një studio daneze , ndërsa fillimi i punimeve parashikohet në vitin 2018. Ndërtesa dp të ketë një sipërfaqe totale prej 55.444 m2 nga të cilat 2.421 m2 (në 4 nivele) zonë hotelerie. Zonë restorantesh 600 m2, hapësirë zyrash për qera:13.354 m2 (4 kate), zonë për apartamente: 6.836 m2 (4 kate).  Në total projekti parashikon 26 kate për Eyes of Tirana.

Leja për këtë ndërtesë shumëkatëshe është pjesë me një paketë lejesh që bashkia e Tiranë do të japë për një duzinë godinash të larta në kryeqytet. Edhe pse në fushatën e vitit 2015, para së të futej në bashki, Veliaj premtoi se nuk do të jepte leje për ndërtesa të tilla, ai e shkeli këtë premtim duke i hapur rrugë kullave në të gjithë Tiranën.

 



2 Comments

  1. Ça është kjo monstër në formë kaçavide të shformuar. Po e rrethojnë sheshin Skënderbej nga të tëra anët me monstra betoni të tilla. Veliaj mbjell pemë në pyllin orbital dhe pallate shumëkatëshe në qëndër. Kjo është rilindja e betonit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *