• |
ide | kryesore

Gazetari: Orest Sota doli jashtë Shqipërisë me makinën e Ministrisë së Brendshme

Lajme, Të fundit



Pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda për ta ndaluar Saimir Tahirin që të lëvizë jashtë Shqipërisë, avokati i Tahirit, Maks Haxhia i ftuar në Opinion, tha se akuza nuk ka asnjë fakt të ri, përveç Orest Sotës. Sipas Haxhisë, e vetmja lidhje është gjetja e patentava të ish-ministrit në makinën e Sotës.

Haxhia theksoi se kërkesa e prokurorisë për heqjen e pasaportës është bërë më datë 6, ndërsa vendimi është marrë në datën 9 Dhjetor. Sipas avokatit, vendimi është marrë pa prezencën e palës së akuzuar, ndërsa pritet që pas 5 ditësh ish-ministri t’i drejtohet prokurorisë për të dëgjuar vendimin dhe për të paraqitur kushtet.Ndërsa gazetari i Tv Klan, Xhevahir Zhabina, i ftuar në studion e “Opinion” zbuloi se përgjatë këtyre 45 ditëve, prokuroria ka kaluar në sitën e saj të gjitha hyrje-daljet e Sotës. Zhabina tha gjithashtu se më datë 24 Shkurt të këtij viti, Sota ka dalë nga Shqipëria me një makinë të Ministrisë së Brendshme, përmes Muriqanit. Gazetari tha se me të njëjtën makinë ka udhëtuar edhe shoferi i Tahirit.

“Përfshirja e çështjes Sota në këtë histori i ka dhënë një tjetër rrjedhë hetimit. Prokuroria përgjatë këtyre 45 ditëve që nga arrestimi i Sotës ka kaluar në sitë të gjitha hyrje-daljet e Orest Sotës nga pikat kufitare të Shqipërisë. Më 24 Shkurt, Orest Sota ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit me një makinë të Ministrisë së Brendshme, me targë të regjistruar të Ministrisë së Brendshme. Po me të njëjtën makinë ka udhëtuar edhe shoferi i Tahirit. Një tjetër datë që ka dalë Saimir Tahiri, po nga Muriqani ka qenë më 7 Korrik 2017 me automjetin që rezulton i regjistruar në emër të Ardit Sotës, vëllait të Orest Sotës.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *