• |
ide | kryesore

Kategoritë dhe shumat/ Qeveria njofton kush do të përfitojë shpërblime për fundvit

Lajme, Të fundit
qeveria-mbreme-Rama-mbledhje-640x333_2.jpg



Qeveria njofton se sa do të jenë shpërblimet per festat e fundviti, si dhe kategoritë që përfitojnë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një konferencë për shtyp, njoftoi se repartet e FNSH, forcat RENEA e Forcat e Armatosura do të shpërblehen financiarisht për punën e suksseshme të bërë gjatë situatës së përmbytjeve në këtë prag të Vitit të Ri.

Ministrja e Mbrojtjes tha se do të sigurohet fondi 63.3 mln lekë, si shenjë mirënjohje për të gjithë ata efektivë që u përfshinë në emergjencën e përmbytjeve,dhe sidomos ato që ishin në vijën e parë për shpëtimin e qytetarëve

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë për një sërë kategorish që do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit. Në një konferencë për mediat nga Kryeministria Manastirliu pohoi se pensionistët do të marrin për fundvit 30 mijë lekë të vjetra. Mes tyre edhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, apo dhe ata me aftësi të kufizuara.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *