• |
ide | kryesore

Kelvi i kthehet keq ish shefes së tij, Gerta Heta nuk ja lë mangut

F1, Paparazzi



Në rrjet u shpërnda shumë shpejt lajmi se Kelvi Kadilli iu kthye ashpër në komente Gerta Hetës duke i treguar se ajo ka dashur shumë të kthehet në Top Channel ndaj i ka kërkuar numra kontakti Kelvit ndërkohë që ky i fundit e arriti ëndrrën e tij. Sipas Kelvit, gjithë ky reagim ndodhi sepse në një takim me motrën e tij, Gerta i kishte thënë se Kelvi ‘humbi pikë’ që shkoi në Top Channel.Gjithsesi, duket se Kelvi është keqkuptuar dhe ka reaguar me shpejtësi, ndaj e ka fshirë postimin e parë duke postuar tashmë një foto të Gerta Hetës në ‘Top Albania Radio’ dikur duke i kërkuar falje publike.

“Ndodh ndonjëherë që nga stresi kemi edhe shpërthime. Mendova të të kërkoj falje publike meqë edhe shpërthimin e kisha publik. Më fal. P.S: Për njerëzit: Më ndodh edhe mua të keqkuptohem. Paqe!” – ka përfunduar Kelvi.Ndërkohë Gerta i ka kthyer përgjigje në komente duke shkruar: “Çoje deri në fund e thuaj që numri më duhet për të prezantuar një proejkt të sezonit të ri në Top. Ti ke keqkuptuar motrën dhe fjalët që i kam thënë për ty dhe keqkuptime ndodhin por unë e kam shumë të vështirë të të fal. Ndoshta koha do e shërojë…” – ka përfunduar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *