• |
ide | kryesore

Kryemadhi për mediat: Komisioni i sotëm i Ligjeve është sot i paligjshëm

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së në një konferencë për mediat komentoi situatën politike në vend, ku kryefjala e debatit është kryeprokurori i ri. Teksa u pyet për deklaratën e zëvendëskryetarit të LSI-së Luan Rama për ambasadorët, Kryemadhi tha se diplomatët e huaj nuk shkelin as ligjet dhe as Kushtetutën. Po ashtu Kryemadhi është shprehur se komisioni i ligjeve sot është i paligjshëm, ndër për mosngritjen e këshillit të larët ëtë Prokurorisë, Kryemadhi ëhstë shprehur se nuk ëhstë ngritur për faj të shoqërisë civile.

Ambasadorët e huaj përfaqësojnë shtetin e tyre nga vijnë. Jam e bindur se asnjë ambasador nuk ka kërkuar shkeljen e ligjit apo Kushtetutës. Interpretimet politike janë të ndryshme. Nuk janë ambasadorët e huaj problem i Shqipërisë, jemi ne klasa politike që kërkojmë të involvojmë ata. Komisioni i sotëm i Ligjeve është sot i paligjshëm. Ai nuk është KLP. Pasi ai i bën dëgjesa. Kompetencat e rregullores janë të caktuara në Kushtetutë, edhe dëgjesa me kandidatët për prokurorë. Pse nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një pyetje. Ai duhet të ishte ngritur në fund të muajit mars. Kjo jo për faj të LSI dhe opozitës, por për faj të një shoqërie civile, ku duhet të kishte përfaqësues të tyre.” – tha Kryemadhi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *