• |
ide | kryesore

Në 15-të dhjetor publikohet albumi i Linkin Park në kujtim të Chester Bennington

Paparazzi, Slider



Më 15 dhjetor “Linkin Park” do të publikojnë albumin “One More Light Live”, një mënyrë për të kujtuar Chester Bennington, që u nda nga jeta më 20 korrik, i gjetur i pajetë në shtëpinë e tij. Ky album nxjerr në pah të gjithë fuqinë artistike të tij gjatë turneut të fundit të grupit.

“Duam t’ia dedikojmë këtë album “live” vëllait tonë Chester, që i ka dhënë shpirtin dhe zemrën “One More Light””, – thanë Mike Shinoda, Brad Delson, Dave “Phoenix” Farrell, Rob Bourdon e Joe Hahn.

“Koncertet në fillim të verës ishin të jashtëzakonshëm. Chester mendonte se ishte turneu më i mirë ndonjëherë i yni”, – u shprehën anëtarët e “Linkin Park”, që, prej formimit të grupit në vitin 1996, kanë shitur mbi 70 milionë disqe.

Albumi me performanca “live” përmban këngë si “Burn It Down”, “Battle Symphony”, “New Divide”, “Invisible”, “Nobody Can Save Me”, “Crawling”, “Leave Out All the Rest”, “Good Goodbye feat. Stormzy”, “What I’ve Done”, “In the End”, “Sharp Edges”, “Numb”, “Heavy” dhe “Bleed It Out”. Kënga e parë e tij është “Talking to Myself”, e publikuar pak orë para vetëvrasjes së Bennington.

Kënga kryesore e albumit është “One More Light”, që u shndërrua në një himn në kujtim të Bennington, edhe pse u krijua si dedikim për dikë tjetër, nga Mike Shinodan, autori i saj.

Kënga u shkrua për njerëzit që kanë humbur një person të shtrenjtë në jetë dhe, siç thonë dhe djemtë e grupit, tani ndodhen ata në të njëjtën situatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *