• |
ide | kryesore

Rama cinik me opozitën, e fton të dëgjojë kandidatët për prokurorin e PS

Lajme, Të fundit



Mazhoranca do të dëgjojë kandidatët për prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm. Madje Rama ka nxjerrë me cinizëm në një konferencë për shtyp, Ulsi Manjën i cili ftoi opozitën të dëgjojë çfarë kanë për të thënë kandidatët. “Komisioni i Ligjeve në zbatim të detyrimeve ka thirrur sot në orën 15:00 në senacë dëgjimore kandidatët për prokuror të përgjithshëm të përkohshëm si pjesë e shqyrtimit të përmbushjes së kritereve kushtetuese dhe ligjore. I siguroj kandidatët për besueshmërinë dhe transparencën e procesit, ne si shumicë e kemi bërë të qartë se nuk ka rëndësi emri por procesi. Ftoj edhe kolegët e opozitës të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë zgjidhje dhe jo zgjedhje vakancës së krijuar në Prokurorinë e Përgjithshme sepse zbatimi i ligjit për të zgjidhur ngërçe të tilla nuk është cështje e vullnetit politik por detyrim që buron nga Kushtetuta” u shpreh Ulsi Manja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *