• |
ide | kryesore

Shtetet islame shpallin Jerusalemin Lindor kryeqytet të Palestinës

Lajme, Planet, Të fundit



“Ne e shpallim Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të Palestinës dhe i ftojmë të gjitha shtetet ta njohin shtetin palestinez dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytet të tij nën okupim”, thuhet në deklaratën e sotme të Organizatës për Bashkëpunim Islam, e cila vjen si përgjigje ndaj vendimit të SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Në samitin e sotëm që u mblodh në Stamboll me ftesë të Presidentit turk, Erdogan, u vlerësua se vendimi i SHBA-ve është sulm ndaj vlerave të popullit palestinez, sabotim i qëllimshëm i përpjekjeve për paqe dhe shtytës i esktremizmit.

 “Ne e konsiderojmë atë si një sulm ndaj vlerave historike, ligjore, natyrore dhe kombëtare të popullit palestinez, sabotim i qëllimshëm i të gjitha përpjekjeve për paqe, shtytës i ekstremizmit dhe terrorizmit dhe kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Deklarata i bën thirrje të gjitha shteteve anëtare t’i japin prioritet çështjes palestineze në takimet e tyre ditore dhe axhendën e politikës së jashtme. Nga vendet e thirrura në samit kërkohet që organet e tyre të sigurojnë çdo mbështetje ekonomike, sociale, teknike dhe financiare për popullin dhe shtetin palestinez.

Shtetet anëtare kanë theksuar rëndësinë e Kudsit për muslimanët dhe të krishterët, duke konfirmuar përkushtimin për paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, e cila bazohet në krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Kudsin Lindor.

Deklarata ka dënuar sulmet izraelite në protestat paqësore, ndërsa po ashtu është shprehur përkushtim për të siguruar burime financiare të nevojshme për mbështetjen e popullit palestinez.

Si një ndër 56 vendet anëtare të kësaj organizate, dhe Shqipëria u përfaqësua në mbledhjen e sotme, por në nivel të ulët. I pranishëm aty ishte vetëm ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli. Vendi ynë nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi zhvillimet e reja në Lindjen e Mesme pas vendimit të presidentit Trump për Jeruzalemin. ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. muslimanet u rreshtuan per paqe dobi,vlera unitet ,meshire tolerance ,mirkuptim ,durim falje te drejta mirqenie ,marrveshje ,duke ndaluar tu behet padrejtesi ,ku ishte hapi me historik i muslimaneve uniteti ,tashme ju la dera hapur ,pjese tjeter te botes per te deshmuar paqen ,mirkuptimin marrveshjet,kjo eshte vlera dhe fuqia te drejtes pasqyra e te vertetes e cila ne zhvillimet e ardheshme le te zbuluar dhe pa mbeshtetje te gjith ato qe jan kunder paqes vlerave njerzore kunder cdo gjeje qe i perket padrejtesis ,dhe demit ne toke ,mundesit per drejtesi paqe respekt mirkuptim jan per te gjith sepse si paqen si luften jan njerzit ato qe i zhvillojne,un jam per paqe ,mirkuptim respekt te drejta hak po ti deshmo se zoti mallerishem po te degjon dhe sheh mos hesht shpresoj qe gjith te pranojne paqen mbasi me paqe ndjehen mire te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *