• |
ide | kryesore

George Clooney dhuron miliona dollarë për miqtë e tij

Paparazzi, Slider



George Clooney sipas medieve amerikane raportohet se u ka dhuruar nga një milion dollarë miqve të ngushtë të tij për t’i falënderuar për ndihmën që ata ia kanë dhënë gjatë karrierës së tij.

Rane Gerber, biznesmen dhe burri i Cindy Crawford, i tha prestigjiozes amerikane MSNBC-së se Clooney e kishte befasuar atë dhe 13 persona të tjerë më 2013, kur të gjithë ishin ftuar në shtëpinë e aktorit për darkë.

Gerber tha se mysafirët gjetën valixhe ku secila prej tyre përmbante një milion dollar në prerje 20 dollarësh, afër karrigeve të tyre në tavolinën e drekës.

Clooney thuhet t’u ketë thënë miqve të tij se ai do të dëshironte t’ua kthente të mirat, duke u treguar se sa shumë kishin pasur dhe kanë rëndësi ata në jetën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *