• |
ide | kryesore

Kryeprokurori i ri, PS voton të hënën për Arta Markun?

Lajme, Të fundit



Në seancën e ditës së hënë Kuvendi do të votojë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri të përkohshëm vetëm me votat e mazhorancës. Ndonëse asgjë nuk është e sigurt ende, burime të LAPSI.al thonë se kryeprokurori i Shqipërisë do të jetë një grua; Arta Marku. 41-vjeçarja nga Puka është prokurore e rrethit gjyqësor Shkodër.

Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zv/prokurore e këtij rrethi. Burimet thonë se ajo është një propozim i deputetit socialist njëherësh kryetar i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.

Në seancën dëgjimore një ditë më parë, Arta Marku hodhi akuza ndaj kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla. Sipas saj Prokuroria e Përgjithshme është në kaos dhe se emërimet e transferimet nuk janë të bazuara në meritë.

©LAPSI.Al 



1 Comment

  1. o rama ta voton edhe negjmije hogjen prokurore vetem te shpetoi bythen e vet te qir nga meta,frroku,doshi,roshi,prenga,ramizi,enveri,balilat,shullazi etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *