• |
ide | kryesore

Ngjitet në majën më të lartë për video, humbja e kontrollit i sjell vdekjen (Video)

F1, Stil



Tentativa për të bërë një video nga një ndërtesë 44-katëshe i ka kushtuar shumë një të riu kinez. 26 vjeçari Wo Yongning ka tentuar të bëjë një foto nga një lartësi prej afërsisht 45-metrash dhe nëse do realizohej, do fitonte 11 mijë paund britanikë, por fatkeqësisht nuk ndodhi.Ai është i njohur në rrjetet sociale, pasi numëron rreth 300 video/foto të shprekura nga qiellgërvishtës të ndryshëm, por Wo Yongning nuk kishte postuar materiale të reja në llogarinë e tij në Instagram nga 8 nëntori, çka bëri që fansat të dyshonin se ai mund të kishte humbur jetën.26-vjeçari e quante veten “njeriu i çative”, dhe ishte duke krijuar videon që synonte të bëhej përsëri virale në rrjet.Në videon që po bën xhiron e rrjetit, 26-vjeçari shfaqet duke u kapur në skajin e qiellgërvishtëses 44-katëshe, kur tenton të ngjitet sërish në çati, por humb kontrollin dhe bie poshtë.

https://vimeo.com/246829333



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *