• |
ide | kryesore

Persona të maskuar terrorizojnë dhe i grabisin 5000 euro një familjeje në Shkodër

Lajme, Të fundit
auto-maska-grabitje1412495148.jpg



Katër persona të armatosur kanë grabitur një shumë parash në një banesë në fshatin Dobraç të Shkodrës. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 në banesën e qytetarit me iniciale A.S.

Sipas deklarimeve të familjarëve në polici, autorët kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës morën 5 mijë Euro. Më pas u larguan nga vendngjarja me një makinë “Alfa Romeo”. Nga grabitja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *