• |
ide | kryesore

Tahirit i shkon thirrja për në gjyq, çfarë do të ndodhë të premten në mëngjes

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dalë përpara gjykatëses Liljana Baku mëngjesin e së premtes. Sipas asaj që shkruan TCH, ia është thirrur për tu pyetur nga gjykata pas dhënies së masës së pezullimit të pasaportës dhe ndalimit të daljes jashtë vendit. Sipas ligjit një procedurë e tillë duhet të kryhet 5 ditë nga dhënia e masës.

Sipas të njëjtave burime në këtë seancë, përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Prokuroria thotë se Saimir Tahiri i njeh Habilajt dhe si argument sjell daljet jashtë shtetit te tij me automjetin Audi që ndërkohë i ishte shitur Moisi Habilajt. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *