• |
ide | kryesore

Taulant Balla në parlament: Partia e Klemend Balilit është Lëvizja Socialiste për Integrim!

Lajme, Të fundit



Socialistët janë hedhur në sulm kundër LSI-së duke e akuzuar për përfitimet që i janë dhënë familjarëve të Klemend Balilit me kontrata shtetërore. Pas Erjon Braçes në parlament ka folur edhe Taulant Balla.
“Është partia e Klemend Balilit, Lëvizja Socialiste për Integrim. Ka një ish ministër që ka firmosur për t’i dhënë toka bujqësore familjarëve të tij, në një kohë që ishte shpallur në kërkim nga policia. Kallëzime penale për të gjithë ata zyrtarë që kanë firmosur për t’i dhënë toka bujqësore” u shpreh Balla ndërsa kërkoi 5 minuta pushim, sa opozita të përgatitej për t’u bërë pjesë e seancës parlamentare. Para se të çohej për të folur Taulant Balla, ai pati një bisedë me kryeministrin Edi Rama, që shkoi u ul mes deputetëve socialistë në sallë. Në dy kontratat që publikuan socialistët, Bashkim Balili dhe i biri kishin përfituar toka bujqësore dhe para nga Ministria e Bujqësisë për të ngritur bizneset e tyre në Delvinë.



1 Comment

  1. balla ka harruar se esht edhe partia e rames qe i thithnin ne hotel pallen balilit,pastaj balla harron sa ps esht partia e pisave si roshi,xhelili,koqo kokdhjeri,partia e vrasesve luiza e aleksander xhuvani,dy frrokve,roshve,doshv,prengave,artur bushve ,habilajve,tahirajve,shullazve.pra zoti pall i ruqit taulant jo 8 me 2 por 10 me nji jeni te kqinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *