Ashtu siç ndodh çdo fundvit çmimet e shportës pësojnë një rritje. Edhe pse deri me tani, kur jemi dy javë nga ndërrimi i viteve, akoma nuk është vënë re diçka e tillë masivisht, ka nga ata që kanë filluar rritje të lehta të çmimeve të fruta perimeve.
Ndërkohë, blerësit që ndeshen me çmime abuzive kanë mundësinë t’i denoncojnë dhe për këtë Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës ka hartuar edhe një pyetësor. Një prej pikave është është edhe konstatimi i këtyre rasteve. Pas konstatimit kanë mundësinë e denoncimit.
Ndonëse ka ende kohë për t’u përgatitur për festat e fundvitit kontrollet do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit dhjetor me qëllim që të mos ketë rritje çmimesh siç ka ndodhur më pare.