• |
ide | kryesore

Fotolajm/ Saimir Tahiri paraqitet te Krimet e Rënda në shoqërinë e avokatit i tij

Lajme, Të fundit



Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda rreth orës 09:30 për t’u njohur më masën shtrënguese që ka marrë gjykata ndaj tij, siç është ajo e bllokimit të pasaportës dhe ndalimi për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Thirrja e Tahirit është bërë në bazë të procedurës së kodit penal, ku personi ndaj të cilit është marra masa thirret brenda 5 ditësh për tja komunikuar masën. Tahiri shoqërohet nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria. Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që i bllokoi pasaportën Saimir Tahirit, pjesë e argumenteve janë edhe disa përgjime të reja, që janë paraqitur si provë nga Prokuroria.



2 Comments

  1. Habitem ku I gjeti forcat PS-ja te promovoje ket karin. Edhe plaka vet kishte hequr shpresat se ky rri me kembet e veta, ndaj investoi miliona leke tek ky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *