• |
ide | kryesore

Habilaj dhe Sota, ish-ministri Tahiri paraqitet sot te Krimet e Rënda

Lajme, Të fundit
Tahiri-Cimka1.png



Ditën e sotme ish-ministri Tahiri do të paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pritet që ish-ministri i Brendshëm të mbërrijë te Krimet e Rënda rreth orës 09:30, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Dy ditë më parë gjykata i bllokoi Tahirit pasaportën dhe kartën e identitetit, duke i hequr atij mundësinë për të dalë jashtë vendit. Bllokimi i pasaportës së Tahirit erdhi pasi Prokuroria për Krimet e Rënda i dorëzoi gjykatës disa përgjime të reja të ardhura nga prokuroria e Katania njohur ndryshe si dosja prej 1600 faqe me hetimet nga grupit i Moisi Habilajt.

Po ashtu, kanë dalë në skenë edhe detaje te reja në lidhej me Orest Sotës. Ku sipas  materialit të paraqitur prej Prokurorisë, referuar sistemit TIMS, rezulton se Tahiri dhe Sota kanë zhvilluar disa udhëtime sëbashku më konkretisht në Itali dhe drejt Malit të Zi. Ndërsa gjithashtu, Sota kishte udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e Ministrisë së Brendshme.

Në 9 dhjetor Gjykata e Krimeve vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për të caktuar masë shtrënguese ndaj Tahirit. “Detyrim paraqitje një herë në javë” dhe bllokim i pasaportës me qëllim ndalimin e daljes jashtë territorit, janë dy masat e vendosura ndaj ish-ministrit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *