• |
ide | kryesore

HuffPost: Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE (dhe për Francën)

Lajme, Të fundit

Në një shkrim të gjatë prestigjiozja HuffPost në gjuhën franceze ka bërë një panoramë për vizitën e ministrit të brendshëm francez Gérard Collomb në Tiranë. Aty vihet theksi te arsyet që e detyruan ministrin francez të ndërmarrë këtë udhëtim “në një vend që sipas saj flitet pak në Francë, por që përbën një shqetësim gjithmonë e më në rritje. Shkaku kryesor janë emigrantët e paligjshëm që udhëtojnë nga Shqipëria në këtë vend.

“Në vitin 2016, Shqipëria zuri vendin e parë për origjinën e azilkërkuesve në Francë me 7432 kërkesa të regjistruara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi. Kjo është më shumë se ajo e vendeve në luftë apo në trazira, të tilla si Siria dhe Afganistani, Sudani apo Iraku. Një shifër që është dyfishuar në një vit, por që Ministri i Brendshëm Gerard Collomb, kërkon që ta shikojë në rënie” – shkruan HuffPost i cili shton se: “Franca dhe më gjerësisht Bashkimi Europian, shihen si “El Dorado” në Shqipëri, një vend prej 3 milion banorësh, ku dukuria e emigrimit është rritur ndjeshëm. Sipas shifrave zyrtare, 17.095 shqiptarë kanë bërë një kërkesë për azil brenda zonës Shengen në 9 muajt e parë të vitit 2017. Gjermania është gjithashtu njohur me 4750 kërkesa, por Berlini e ka frenuar këtë fenomen” – thuhet në shkrim. 

Një tjetër çështje shqetësuese për Europën mbetet krimi i organizuar dhe kanabisi. HuffPost komenton edhe çështjen “Tahiri” si një rast që e ka dobësuar qeverinë e Edi Ramës.

“Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 konfirmuan qëndrimin e partisë së Edi Ramës, e cila fitoi një shumicë të madhe në Parlament. Por problemi i narkotikëve ka dobësuar kohët e fundit pozicionin e saj. Në nëntor, një njeri i afërm i Edi Ramës i cili deri në pranverën e vitit 2017 mbajti postin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u implikua në trafikimin ndërkombëtar të kanabisit. Opozita e kapi menjëherë çështjen dhe e denoncoi “një qeveri narkotrafikantësh që duhet të bjerë dhe t’i hapë rrugë një qeverie anti-mafia”. Partia Socialiste e ka kthyer Shqipërinë në “Kolumbinë e Evropës”, sipas së djathtës, e cila shumëfishon sulmet kundër pushtetit në vend” – thuhet në shkrim.

“Vendi prej vitesh ka qenë eksportuesi më i madh i kanabisit në BE, përfshirë Italinë, sipas raporteve të njëpasnjëshme nga Europol. Kjo tregti do të përfaqësonte një të tretën e vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë ose më shumë, sipas burimeve diplomatike perëndimore. Në raportin e fundit të avancimit, Brukseli beson se autoritetet “dështuan në identifikimin e grupeve kriminale” – thuhet në editorialin e HuffPost. ©LAPSI.al

8 Comments

    1. florian me siguru ndinji shok i yti e i tahirit qe e kerkojn policia italjane ka kerkuar me emer shqiptar azil ne angli.se ju te qelbesires rama jeni mesuar me nga 17 a 18 emra,

  1. o debila me shum azilant shqiptare se sirian e avhan dhe mburreni ju krymbat e qenefit negjmije ku ka dhjer stalin.sidomos mariusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu