• |
ide | kryesore

Investitorët “braktisin” Shqipërinë, numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta u ul me 5.1% në 2016

Lajme, Të fundit



Në vitin 2016 numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta (bashkëpronësi e huaj dhe shqiptare) u ul me të paktën 5.1% në raport me një vit më parë. Të dhënat bëhen publike në studimin e fundit të Institutit të Statistikave dhe Bankës së Shqipërisë mbi bizneset e huaja në Shqipëri ku jepet më gjerësisht edhe kontributi i tyre real në punësim, eksporte, importe dhe investime.

“Në vitin 2016, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 16 % të totalit të punësimit dhe kanë kontribuar me 22,7 % në totalin e xhiros vjetore. Ndërmarrjet me pronësi 100% të huaj mbulojnë 71,4 % të totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huaj mbulojnë 14 % të tyre” thuhet në raportin e INSTAT.

Origjina dhe aktiviteti

Vendet e Bashkimit Europian janë edhe ato që kanë më shumë investitorë prezent në Shqipëri.  Sipas INSTAT në vitin 2016, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë afërsisht 2,5 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej në Shqipëri dhe 70 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta.

Nga ana tjetër ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10,9 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta kurse ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë 19,1 %.

Ndërmarrjet nga shtetet e BE janë aktive kryesisht në shërbime 24.3% çka i dedikohet kryesisht zgjerimit të call center por edhe shërbimeve të tjera. Në tregti janë të angazhuara 18.6% e tyre, dhe në industri (13,6 %), ndaj totalit te ndërmarrjeve te huaja dhe te përbashkëta.

“Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, bazuar në numrin e të punësuarve, në vitin 2016 ndërmarrjet e vogla nga vendet e BE-së mbulonin 77,1 % të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së, ndërsa kompanitë e mëdha mbulonin 1,3 %. Kjo përqindje e bizneseve të vogla dhe të mëdha lidhet me veprimtarinë ekonomike ku ata veprojnë” vlerëson INSTAT.

Bie numri i të punësuarve

INSTAT bën me dije se në vitin 2016, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 16 % të punësimit gjithsej, nga 17,7 % në vitin 2015. Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta përbëjnë 22,7 % të shitjeve neto të ndërmarrjeve rezidente në vitin 2016, ndërsa gjatë vitit të kaluar ky tregues ishte 24,6 %.

Përqindja e investimeve të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta është 46,9 % e investimeve gjithsej të vitit 2016, ndërsa në vitin 2015 ishte 42 %.

Investimet e Huaja Direkte

“Investimet e Huaja Direkte janë një faktor kryesor i integrimit ekonomik ndërkombëtar dhe globalizimit. Statistikat e besueshme të IHD-ve kanë qenë gjithmonë thelbësore për hartuesit e politikave që përballen me sfidat e tërheqjes dhe shfrytëzimit të investimeve të huaja. Stoku i IHD është rritur me 14 %, në 2016 krahasuar me 2015. Në fund të vitit 2016, vendet e BE-së përbënin pjesën më të madhe të Stokut (59,3 %), të dominuara nga Greqia dhe Hollanda respektivisht me 21,7 % dhe 12,6 %” pohon INSTAT./Monitor



1 Comment

  1. pse qfare prisnit ju.lu e vllahutin njeri kinez tjetri serboruse permes qelbesires rama ju qojn ne dore shteteve te tyre investoret.kan gjetur qelbin rama dhe kuajn zhele me te.kish rrin qe drogistan,tritolistan e qelbesiristan,fhdo dy or vtasje,vetvarje,perdhunim etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *