• |
ide | kryesore

Kapet 138 kg marijuanë dhe një armë Kallashnikov pranë kufirit greko-shqiptar

Arkiva



Kapet 138 kg marijuanë dhe një armë tip Kallashnikov në kufirin greko-shqiptar. Gjatë një operacioni në zonën pyjore të Xrisorahi në Janinë pas informacioneve për trafik drogë nga Shqipëria, policia greke ka gjetur të fshehura 7 çanta me 123 pako që përmbanin 138 kg 400 gram marijuanë.

Pranë çantave, është gjetur është një armë zjarri automatik “Kallashnikov” me 2 krehëra me 20 fishekë, si dhe 528 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Po vijojnë kontrollet e mëtejshme, si dhe po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *