• |
ide | kryesore

Kryeprokurori i përkohshëm/ PS lë në garë vetëm 3 kandidatura nga 7: Nuk plotësojnë kushtet (Emrat)

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të vlerësuar kandidaturat për postimin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Pasi ka zhvilluar dëgjesat me kandidatët dy ditë më parë, Komisioni parlamentar do të miratojë raportin për seancën plenare të 18 dhjetorit, ku do të zgjidhet edhe Kryeprokurori i ri.

Deputeti socialist Bledi Çuçi ka lexuar para anëtarëve raportin e Komisionit të Ligjeve për kandidatët, ku vlerësohen kushtet dhe kriteret ligjore të meritës së secilit prej tyre. Në fjalën e tij, deputeti Çuçi tha se Komisioni për vlerësimin e kandidaturave, ka marrë informacion edhe nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve. Sakaq ai ka dhënë vlerësimet për secilin prej kandidatëve.

Sipas raportit, kriteret e vendosura i plotësojnë tre kandidatë: Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi, ndërsa Arqile Koca, Artur Selmani, Besnik Muci dhe Granit Shahu nuk i plotësojnë kushtet sipas mazhorancës.

Kandidatja Arta Marku rezulton se përmbush kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, ka titullin magjistratë, dhe përmbush edhe kriterin e vjetërsisë në punë, me 15 vite përvojë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe professional. Po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet. Edhe sa i takon vlerësimit profesional rezulton se i ka marrë të gjitha vlerësimet.

Kandidati Ferdinand Elezi rezulton se përmbush kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe professional. Po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet. Edhe sa i takon vlerësimit profesional rezulton se i ka marrë të gjitha vlerësimet.

Kandidatja Ermira Tafani përmbush kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe profesional; po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet; edhe sa i takon vlerësimit profesional rezulton se i ka marrë të gjitha vlerësimet.

 

 

 



1 Comment

  1. Po mire ku i gjeti leket Arta te bleje dy apartamente ne Shkoder? Sa e ka patur rrogen ajo dhe burri opgj? Po mjaft me keto manovra. Punojme nga 20 vite privat dhe mezi blejme nje apartament. Bejeni kete Arten se e ka mire dhe me PD_ne. Ne Shkoder merrte urdhera nga Jozefina. Psh ia mbylli nje dosje te rende korrupsioni artrida ferketit drejtores rajonale te arsimit ne Shkoder qe i doli cmimi 7000 euro per emerimin e nje mesueseje. Dobet PS-ja, zhgenjim i madh per te gjithe ne qe iu kemi votuar. I bie qe kjo Arta, qe e quajti Shkodren rreth periferik, mendo sesi e quan ajo Fushearrezin, iu ka dhene garancite per te mos prekur horat e PS dhe te PD-se dhe per te denuar fakiret dhe ata qe jane pa parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *