Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme e Siguri Federica Mogherini, të hënën, më 18 dhjetor në Bruksel, do të takohet me kryeministrat e gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.
Në darkën e punës janë ftuar kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.
Para darkës së përbashkët, Mogherini do të zhvillojë takime të shkurtra bilaterale me secilin pjesëmarrës.