• |
ide | kryesore

“Bombat” që mund t’i plasin Bashës në dorë

1, Ide



Prej disa javësh opozita është futur në një spirale haluçinante kërcënimesh duke lënë të kuptohet se ka në dispozicion dosje që do të trondisin politikën shqiptare. Njerzit e saj u thonë gazetarëve se tashmë Gjushi i Durrësit është kapur duke dhënë pasuri publike në këmbim të votave. Eksponentë të lartë janë gati të vënë bast se Lala i Elbasanit është përgjuar me kriminelë.

Këtyre fjalëve të korridoreve u jep vulën e vërtetësisë edhe vetë Lulzim Basha i cili shfaqet herë në tribunën e parlamentit dhe herë në atë të selisë blu, për të deklamuar: “Do ta shihni se çfarë do të dalë së shpejti”.

Por, prej javësh asgjë nuk ndodh dhe idhtarët e opozitës kanë filluar të lodhen nga kjo lojë kukamëshefti që më shumë i ngjan një shantazhi.

Pikërisht, kjo, frika se mos gjithçka po përdoret për shantazh është rreziku më i madh që mund të zhvlersojë edhe denoncimet që janë bërë deri më tani edhe ato që premtohen të bëhen në të ardhmen.

Këtë ndjenjë të keqe e përforcon edhe më shumë mënyra se si janë sjellë dy partitë tona të mëdha, me skandalet që kanë pasur në dorë.

Po të shohim tani, menjëherë pas shpërthimit të aferës Tahiri, socialistët janë hedhur në një sulm frontal për të zhvendosur vëmendjen drejt mendësisë: “Të gjithë jemi njësoj”.

Të tronditur fort nga dosja italiane e Habilajve ata po ngrejnë njhë stuhi në gotë për paratë që Lulzim Basha ka paguar në ShBA për lobing, për mënyrën se si qeveria Berisha ka privatizuar Rapiscanin, për kulisat si u mbyll nga prokuroria privatiizimi i dyshimtë i CEZ. (lexo poshte/ arkiva Lapsi.al/ shkrimet për këto tema).

Natyrisht në gjithë këtë zhurmë ka pak vullnet për të bërë drejtësi. Nuk ka budalla në këtë vend që nuk e di se si paguhen para të zeza për lobing, nuk ka njeri që mbeti t’a mësojë sot aferën korruptive të Rapiscan, apo milionat që dolën nga bankat menjëherë pas privatizimit të CEZ.  Edhe rilindasit aty i kanë patur prej 5 vitesh dhe nuk e kanë vënë ujin në zjarr për to.

E po të zbresësh më larg në kohë, njësoj kanë vepruar edhe demokratët kur ishin në pushtet. Sapo plaste skandali i Gërdecit, ata nxirrinin të parët dokumentët e lejeve të ndërtimit për të treguar se Delijorgji qe i Ramës. Sapo një investitor pakistanez akuzonte vajzën e Berishës, makineria e propagandës së PD fillonte fliste për pallatin e paligjshëm të Linda Ramës. Dhe çuditërisht sapo njëra palë e ulte rritmin edhe denoncimet e karhut tjetër shuheshin si me magji.

Pikërisht këto raste paralele dhe dhjetra të tjera si këto, kanë krijuar në publik idenë se të gjitha krahët e politikës shqiptare as nuk kanë dërmend t’i zbardhin skandalet e njëri-  tjetrit, as nuk kanë ndërmend të bëjnë drejtësi, as nuk kanë qëllim t’i shkojnë deri në fund të vërtetës.

Ato kanë lënë prej kohësh përshtypjen se gjithçka e mbajnë të arkivuar, vetëm si shantazh ndaj kundërshtarit, apo si gurin e fundit për të mbuluar mëkatet e veta.

Kjo bindje e krijuar prej vitesh është mallkimi më i madh për skandalet e papublikuara që opozita pretendon se disponon. Cilado qoftë arsyeja që ajo i mban në sirtar, cilado qoftë axhenda që ka planifikuar, apo cilido të jetë përfitimi politik që kërkon të nxjerrë prej çështjeve që i përkasin drejtësisë, ajo rrezikon të korruptojë ndejshëm efektin e “bombave” që ka në dorë.

Ç’do ditë që kalon në heshtje, është një “boomerang” për Lulzim Bashën. Ç’do ditë që ai mban të fshehur nga publiku i gjërë, atë që pretendon se di, është një minus në besueshmërinë për të. Ç’do ditë që i kalon pa nxjerrë provat është një krim edhe më i madh, sesa ajo që mendon dikush: se ai nuk ka pasur asnjë dosje dhe ka bllofuar që prej dy muajsh.

Prandaj, pas gjithë këtyre kohëve, Basha nuk i ka lënë vetes alternativë tjetër: ai ose duhet të flasë konkretisht, ose duhet të heshtë njëherë e mirë.



13 Comments

  1. Shejtani dhjet dhe shqiptari e ha,biles me luge.Keshtu ka qene,eshte dhe do te mbetet.Vetem per mercenare me pagese jemi te vlefshem.

  2. Zoti analist i nderuer ,respekti i shumices se popullsise per ju anal istat do rikthehet vetem atehere kur ju te ringujoheni brenda qadres. Vetem kur ishit brenda n qader ju besonim ju anal istave dhe pastertise tuej dhe dshirs tuej per liridemokraci. Vazhdoni me denoncimet tuaja kunder te majtes se perdite e me teper po na shtohet besimi tek fjalet e anal istave .

  3. Kjo klase politike i kane huqet e veset te njejta! Sja vlen te harxhosh kohen e te shkruash per ta. Te perpiqemi te nxisim nje mendesi te re te te rinjte dhe ti shporim me hir a pahir keto hajdut e mashtrues!

  4. Keta jane te gjithe llum. Sigurisht gjithcka perdoret per shantazh. Keta nuk fusin ne burg njeri tjetrin. Jane pjelle e diktatures. Demokracia ne Shqiperi eshte vetem nje mbulese, dhe brenda saj eshte cerdhja me krimbat e ndyre te komunizmit. Duhet nje pale tjeter qe tu tregoje vendin te gjithe ketyre horrave komuniste e Sorriste qe neperkembin Shqiptaret.

  5. krymbave te qenefit negjmije ku ka dhjer stakun dhe nga diken,ruqi,xhafa,gjelile ilir hkona,edvin e oksi rama,razlant e sokol palla,drakulla baba taku efhe po e paten m.tin ne goj i thon mjalt.pi qfare skandale prisni nuk i shifni vet ,po pse po ikin prej shqiperis njerzit me siguri nuk ka ebola e as epodemui tjeter,pos nga qelbesirat komuniste,dhe vrasesit e tyre frroka,ndoka,prenga,rzqa,e trafikantet balila,shullaza,tahira,habila.

  6. Keto “bomba” te cilat i ka hedhur Blushi e Bushati vazhdimisht ne mediat shqiptare ndaj kriminalizimit te shtetit nga Edi Rama, qenkan te dyshimta vetem nese vazhdon ti permende shefi i opozites. Menyra me e djallezuar per te bere fajin jetim duke e shperndare artificialisht tek te gjithe njelloj. Je teper kontradiktor o shoku Bushati kur ne te njejten kohe pohon e mohon ato per te cilat shkruan. Perse ne gojen e Bashes keto akuza qe i kemi degjuar ti permendesh edhe ti perdite keto dy vitet e fundit, na qenkan “bomba” te pasinqerta e kur i thua ti duhet ti marim si te verteta ? Ne llogjiken normale, ky qendrim kontradiktor te le pershtypjen se kjo menyre arsyetimi, niset nga llogoret e se majtes ekstreme e jo nga te vertetat qe kane baza faktesh reale historike.. Nuk ka nevoje fare qe te besh fallxhorin per nje ngjarje flagrante qe ka te beje me shkeljen flagrante te kushtetutes.. A duhet te zgjidhet kryeprokurori “i perkohshem” pikerisht nga ky kryeminister, ne nje kohe kur i plasen hapur skandalet me ministrin Tahiri e po denoncohen kryebashkiaket Dako e Sejdini ? Opozita ne ate fare derexheje qe katandisi me numrat ne parlament si pasoje e vjedhjes se votave me parate e kanabisit, nuk e ka shansin qe te perzgjedhe nje prokuror “te sajin”. Sipas kushtetutes, opozita po kerkon qe drejtuesi i ketij institucioni, qofte i perkohshem, te zgjidhet me nje konsensus te pergjithshem politik e me “veting” ashtu sic ngulte kembe Rama e Lu-ja.. Rama ngul kembe qe ate ta caktoje vete. Kjo eshte e dukeshmja e perceptueshme nga te gjithe e qe ben muuuuu e te tjerat jane vetem llafe pazari.

  7. O BUSHAT JE BERE BAJAT MADJE TI KE HALLIN TEND SE KUSH DO TË JAPI MË SHUMË LEK JO SE TË DJEG BARKU PËR POPULLIN. PRANDAJ TI I BIE FYLLIT PO TEK NJË VRIM. BILES MË DUKESH SIKUR JE VËLLAI SPARTAK NGJELES

  8. “Te gjithe shqiptaret te ngrihet ne kembè” per te mbrojtur vjedhjet e Saliut dhe Ilir Metes, duke u justifikuar me grabitjet e Rames!
    Skema eshte e Sliut , e vjeter sa “demokracia”, por rromuja eshte nje tjeter si ajo e çdares se poshtersisè!
    Qellimi eshte per te shpetuar kater kryetaret e korrupsionit ,por gjithenje ne emer te popullit te vjedhur!

    Atje ne shesh, nuk del njeriu i ndershem !

  9. Kur Basha flet per Gjushot apo Lal Qazimet, eshte i pabesueshem. Kur nuk flet per ta, eshte i dyshueshem.
    Po mire mor z. Bushati, po kjo pseudo-Media a nuk mund te qemtoje ne aferat korruptive (mafioze) te ketyre pushtave por vetem pret denoncimet e Lulzim Bashes?
    Ku eshte media investikative qe te dale e te thote : “Po, e investiguam kete ceshte dhe eshte (apo jo) e vertete qe ka shkelje korruptive!
    Pse u dashka qe media vetem te percoje theniet e politikes dhe vete si medie te jete spektatore?
    Kjo eshte detyra e medies, Bushati?
    Ne bote ka korrupsion se ate nuk e kemi shpikur ne, por atje denoncimet korruptive i bejne jo politikanet, sa i bejne mediat.
    Behuni dhe ju si ata, investigoni dhe dilni e thoni ne publik mendimin tuaj si medie per ceshtje te ndryshme.
    Mos prisni te flase apo jo Basha.
    Beni ju detyren tuaj, Investigimin, pastaj vazhdoni me deklarimet e politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *