• |
ide | kryesore

Familja shqiptare dëbohet nga Gjermania, policia i zgjon në 3:00 të natës

Lajme, Të fundit



Pas tre vjetësh, familja shqiptare që kishte ardhur në Berlin është dëbuar për në vendlindje, shkruan ‘Bild.de’. Xhezo Ajazaj 31-vjeç dhe gruaja e tij Artjola 29 vjeç si dhe dhe vajzat e tyre Klara 8 vjeç dhe Lejman, si dhe Karolina 6 muajshe e cila ka lindur në Gjermani, janë dëbuar për në Shqipëri. Pavarësisht se familja shqiptare ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve.

Të hënën, familja në fakt kishte një takim me zyrën e imigracionit, por senatori i brendshëm nuk ka pritur më gjatë. Në natën e së premtes, familja shqiptare Ajazaj u kap nga policia për dëbim. Në orën 3:00 të natës, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi pasi duhej të ktheheshin në vendlindje. Ata morën gjërat me ngut dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld.

Familja Ajazaj ishte shembull i integrimit, ndërsa historia e tyre ka bërë bujë edhe në mediat gjermane. Gjithashtu edhe senatori (ministri) i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë dhe çështja e tyre të rishikohet. Edhe pronari i tij kishte lavdëruar punëtorin shqiptar që punonte në ndërtim, duke theksuar se ‘punon sa për tre vetë’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *