• |
ide | kryesore

Haradinaj jep një afat të ri: Vizat liberalizohen brenda vitit 2018

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se liberalizimi i vizave do të ndodhë me siguri brenda 12 muajve të ardhshëm të vitit të ri. Duke folur në një intervistë për gazetën Express, Haradinaj ka thënë se ka gjasa që Kosova të marrë liberalizimin e vizave edhe në muajin mars, por afati maksimal është brenda 12 muajve të vitit 2018.

“Kjo gjallëri e brendshme është një argument që duhet me ndodh liberalizimi, edhe nëse ka shpërputhje për një kriter të caktuar sepse ky është një kriter i shtuar dhe jo standard pra demarkacioni prapë se prapë Kosova po ec ne proceset e veta. Gjithqysh do të ndodhë më 2018, por jo larg unë besoj se nuk jemi larg, s’po du me dhëne date sepse datën e jep BE, besoj që nuk jemi larg”, ka thënë Haradinaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *