• |
ide | kryesore

Kërcënohet trajneri i Vllaznisë, shoqërohet me policë në stadium

Sport, Të fundit



Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka marrë një kërcënim para stërvitjes së fundit, në prag të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Kamzës.
Siç raporton “Shkodra News”, një furgon policie i forcave “Shqiponja” ka shoqëruar Vllazninë në fushën sportive “Reshit Rusi”, dhe ka qëndruar për 1 orë e 30 minuta, deri kur ekipi ka mbaruar stërvitjen.

Nga aty, policia më pas është zhvendosur në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Vllaznia ka bërë nisjen drejt Barbullushit ku do të jetë e grumbulluar deri nesër, për ndeshjen me Kamzën. Deri në Barbullush, ekipi është shoqëruar përsëri me polici dhe më pas efektivët janë larguar.

Mbetet e paqartë nga ka ardhur ky kërcënim për trajnerin Gjoka, apo cilat janë arsyet. Sidoqoftë, policia ka marrë masat për të shmangur çdo incident të mundshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *