• |
ide | kryesore

Luan Rama: Mazhoranca do të kapë kryeprokurorin ashtu siç i intereson botës së krimit

Lajme, Të fundit



Zv. kryetari i LSI-së Luan Rama zbulon skenarin e qeverisë së Edi Ramës me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.
Sipas Ramës tepsimaxhoranca do t’a fusë Prokurorinë në kolaps e paligjshmëri siç i intereson botës së krimit, kandidatët e përzgjedhur prej saj janë ende në kohë të tërhiqen e të ruajnë të paktën integritetin e tyre, sigurisht nëse e çmojnë se e kanë!

Skandali i rradhës: maxhoranca do të zëvendësojë Prokurorin e Përgjithshëm me dikë që ligji nuk e lejon të jetë Prokuror i Përgjithshëm!
Askund në Kushtetutë apo në ligj nuk flitet për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm!
E mbi të është kupola e krimit që synon të kapë politikisht dhe me çdo çmim Prokurorin e Përgjithshëm! Ndaj nuk është e rastit që të tre kandidatuarat e përzgjedhura nga tepsimaxhoranca vijnë nga Durrësi, nga Elbasani dhe nga Shkodra! Gjysmëkomisioni i ligjeve ka çelur shtegun e paligjshëm që me anë kësaj proçedura antikushtetuese, Kuvendi t’i japë këtij hibridprokurori disa tagra që nuk i takojnë. Ndaj, nëse tepsimaxhoranca do t’a fusë Prokurorinë në kolaps e paligjshmëri siç i intereson botës së krimit, kandidatët e përzgjedhur prej saj janë ende në kohë të tërhiqen e të ruajnë të paktën integritetin e tyre, sigurisht nëse e çmojnë se e kanë!” – shkruan ndër të tjera Luan Rama.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *